Dyshohet se kishin kokainë/ Mister zhdukja e 49 arkave me banane në Portin e Durrësit, lirohen 7 të arrestuarit

18 Porti Detar I Durresit

Mbetet mister zhdukja e 49 arkave me banane brenda të cilave dyshohet të ketë pasur lëndë narkotike kokainë. Kontejneri i ardhur nga Ekuadori rezultoi i pa plumbosur dhe mungonte një pjesë e ngarkesës.

Punonjësit e sigurisë dhe konkretisht ata të monitorimit të kamerave në sallën operative do të lirohen nga burgu.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se për Gentian Halili, Rajd Bleta, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tila dhe Skënder Plaku sot prokurori Afrim Shehu do të kërkojë zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Gjithashtu edhe për dy punonjësit e kompanisë “Ziko shpk” Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata do kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Dyshohet se kishin kokainë/ Mister zhdukja e 49 arkave me banane në Portin e Durrësit, lirohen 7 të arrestuarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook