
Prishtina ka shënuar fitore bindëse ndaj Drenicës, me rezultat 3:0, në ndeshjen hapëse të xhiros së 14-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, falë paraqitjes së shkëlqyeshme të Assane Diattas, i cili realizoi të tre golat e ndeshjes.
Në duelin e zhvilluar të premten mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 40-të, kur Diatta dërgoi topin në rrjetë për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Vështirësitë për Drenicën u shtuan në minutën e 66-të, kur Erion Idrizi u ndëshkua me karton të kuq direkt, duke lënë skuadrën mysafire me një lojtar më pak.
Prishtina shfrytëzoi epërsinë numerike dhe vetëm një minutë më vonë Diatta realizoi golin e dytë personal dhe të skuadrës për 2:0.
Sulmuesi i Prishtinës nuk u ndal me kaq. Në vazhdim të ndeshjes, ai kompletoi het-trikun, duke vulosur fitoren e pastër 3:0 të bardhekaltërve.
Pas kësaj fitoreje bardhekaltrit e kryeqytetit përforcojnë pozitën e parë, me 35 pikë.
and then