SPAK regjistron procedim penal ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit, motrës së tij dhe 3 personave të tjerë. Zbardhen akuzat

SPAK ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj familjarëve të ish-kryetares së Kuvendit dhe ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Në materialin kallëzues ngrihen dyshime për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe ushtrimin e funksioneve publike, të bashkëshortit të saj biznesmen.

Referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin.

Burime për dhe News24 konfirmuan se procedimi penal është regjistruar në emër të bashkëshortit të Spiropalit, Salarjon Totaj dhe motrës së tij.

Në listën e personave ndaj të cilëve kërkohet verifikimi janë pesë emra.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme nuk përjashtohet që të hetojë edhe rolin e deputetes socialiste, Elisa Spiropali në shkeljet e konstatuara tek bizneset e familjes.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×