
Cara Delevingne dhe Bella Hadid shkëlqyen në setin fotografik për kalendarin ‘Pirelli 2023’ këtë javë.
Edicioni i fundit, një pjesë e të cilit u zbulua të martën, titullohet ‘Letra dashurie për muzën’ dhe shënon herën e parë që nga viti 2015 që kalendari i kushtohet ekskluzivisht modeleve.
Fotografuar nga Emma Summerton, xhirimi thuhet se përfaqëson një brez të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe duke zbuluar pamjet me foto artistike të modeleve të njohura si: Emily Ratajkowski , Karlie Kloss, Precious Lee, Kaya Wilkins dhe Lila Moss .
Pirelli nuk e publikoi kalendarin e tij në vitin 2021 për shkak të pandemisë Covid, por xhirimet e vitit 2020 u quajtën kalendari ‘më i zgjuar’ i Pirellit deri më sot, me yjet e famshëm duke përfshirë Emma Watson, Kristen Steëart dhe Claire Foy që pozonin të veshur plotësisht.
Por marka italiane e gomave është rikthyer në xhirimet e saj ku duket Cara e veshur me një palë sytjena prej lëkure të kombinuar me një fund në formë rrjete.
Supermodelja me famë botërore, e cila shfaqet për herë të parë në kalendar, shfaqi flokët e saj të gjatë bjonde të kompletuara me një aksesor me rruaza dhe grim të rëndë.
Bella, ishte e veshur me një fustann të tejdukshëm me gura dhe guaska deti teksa pozonte për Kalendarin Pirelli të këtij viti.
Flokët e saj të lagur u kompletuan me një palë brirë në majë të kokës së saj, ndërsa ajo pozoi kundër një sfondi me perde të gjelbra prej kadifeje.