Skandal në futbollin brazilian, lojtari arrestohet nga policia në mes të stërvitjes!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin brazilian, pasi sulmuesi i Vasco da Gamës, David Corrêa, është arrestuar nga policia gjatë një seance stërvitore me skuadrën.

Futbollisti 31-vjeçar u shoqërua nga forcat e rendit direkt nga qendra stërvitore e klubit në Rio de Janeiro, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet gjyqësore.

Sipas mediave braziliane, emri i tij është përfshirë në një hetim të gjerë që lidhet me dyshime për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge dhe armësh, si dhe tentativa për të ndikuar në dëshmitë e personave të përfshirë në çështje.

Dyshimet ndaj futbollistit ishin bërë publike edhe më herët, ndërsa arrestimi i fundit përbën një zhvillim të ri në këtë çështje.

Mbrojtja e David Correas e ka kundërshtuar vendimin për arrestim, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe duke deklaruar se lojtari ka bashkëpunuar me autoritetet gjatë gjithë hetimeve.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×