Lionel Mesi dhe Kris tiano Ronaldo vaz hdojnë të mos ndalen së shënuari edhe kur veshin fanellën e kombëtareve. Ndërsa argjentinasi shënoi 5-golëshin e parë me përfaqësuesen e tij në miqësoren kundër Estonisë, portugezi iu përgjigj me një dopietë në fitoren e luzitanëve kundër Zvicrës në Ligën e Kombeve dhe mund të kishte shënuar edhe një të tretë, por që iu anulua.
MESI
Pesë gola kapiteni i Argjentinës i kishte shënuar në karrierë kundër Leverkusenit në Champions 2012 kur luante me Barcelonën. Por “manita” kundër Estonisë e bëri kapitenin e Argjentinës vetëm lojtarin e tretë që shënon 5 gola në një ndeshje të vetme: përpara tij e kishin bërë Huan Andres Marvezi dhe Manuel Moreno. Ylli i PSG-së ka shënuar në total 86 gola me kombëtaren.
Ronaldo është i pakapshëm në këtë klasifikim me 117 gola me Portugalinë. Ndërsa kategoria ku ata e shohin veten në barazim janë goditjet e dënimit, nga të cilat ata e kanë dërguar topin në rrjetë 58 herë secili. “Pleshti” festoi ndaj Estonisë tripletën e tij të tetë me Argjentinën dhe të 56-ën në karrierë. Ai tashmë është vetëm 4 trigolësha larg Kristiano Ronaldos.
Me pesë golat e fundit Leo kaloi legjendën e Hungarisë Ferenc Pushkash për golat me kombëtaren. Ai e thelloi rekordin e tij të golave në karrierë +9 nga Pele (77 gola me Brazilin), ndërsa e la pas mbretin e futbollit edhe për numrin e golave total në karrierë (769-767). Asnjë futbollist në histori nuk ka shënuar më shumë gola dhe dhënë asiste sesa Mesi. Ai ka dhënë 1100 kontribute (769 gola dhe 331 asiste në 974 ndeshje) për klubin dhe kombëtaren.
Arena e Lajmit

Loading…