Tragjedia në Himarë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Gledis Nanos, Policia e Shtetit mbyll mundësinë për të reaguar në Facebook

Policia E Shtetit E Re

I gjithë rrjeti dhe opinioni publik zien pas tragjedisë në Himarë, ku një 7-vjeçare u vra nga një gomone që drejtohej nga një efektiv policie Arjan Tase. Të shumtë janë dhe ata që kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit apo ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Megjithëse dje Nano shkarkoi të gjithë zinxhirin komandues në Policisë për Kufirin në Vlorë, qytetarët duket se nuk janë të mjaftuar dhe kërkojnë dorëheqje të tjera.

Pikërisht në postimin për shkarkimet në Vlorë, Policia e Shtetit ka marrë masa duke limituar komentet, duke lejuar vetëm 73, nd♪7rkohë që në një postim të mëparshëm për reagimin e Nanos janë mbi 700.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×