Interi duhet të “sakrifikojë” për të arritur te Lukaku, Çelsi i kërkon zikaltërve një nga titullarët në shkëmbim të belgut

Vazhdojnë të pandërprera kontaktet mes Interit dhe Çelsit për një rikthim të Romelu Lukakut në Milano, me sulmuesin belg që e ka shprehur prej kohësh dëshirën për një transferim të zikaltërit. Pavarësisht dëshirës së palëve arritja e akordit final nuk është edhe aq e thjeshtë me londinezët që për të lënë të lirë sulmuesin i kanë kërkuar Interit një shkëmbim huazimesh me një nga titullarët e skuadrës.

INTER

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, emri i lojtarit që mund të “sakrifikohet” për të sjell Lukakun në Milano mund të jetë njeri mes Bastonit, Lautaros, Skriniarit dhe Barelës, me “Blutë” që do të preferonin njërin mes Bastonit dhe Skriniarit për të përforcuar mbrojtjen pas largimit të Rudigerit.

Zikaltërit nga ana tjetër duke parë edhe afrimin e mundshëm të Paulo Dibalës mund ti ofronin Çelsit  huazimin e Lautaro Martinezit, i cili do të ishte zgjedhja më e mirë nëse do të duhet të largonin njërin prej këtyre lojtarëve duke parë edhe nevojat në repartet e tjera.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×