“Duhet të bëni mbledhje seksionesh”/ Pas protestës Berisha jep direktivat: Të përdorim logjikën! Duhet të kalojmë në komunitet dhe…

Capture

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, ka dhënë direktivat në lidhje me atë se çfarë do të duhet të bëhet në të ardhmen.

“Ajo protestë nuk ishte mbështetje për ne por për kauzën tonë të drejtë dhe besim që do i qendrojmë asaj kauze. ka rëndësi të jashtëzakonshme të avancojmë më tej me axhendën tonë. si arritëm më 7 korrik?

Arritëm me një organizim shumë të mirë. arritëm duke mobilizuar strukturat dhe pa këtë nuk arrihej. Arritëm duke dalë jashtë vetes sonë. duke u bashkuar me eksponentë dhe organizata të shoqërisë civile që kanë qenë zëra të kauzave të drejta të qytetarëve. kujtoni pak betejat e tyre me policinë. Çështjet që trajtonim janë të drejta.

Me politikat e tij po shpopullohet vendi, këtë rrugë do të ndjekim. Veçanërisht zgjerimin tonë, prekjen takimin me të gjithë komunitetin aty ku jemi. Tani ju mund të bëni mbledhje seksionesh dhe jau sugjeroj, por do bëni më shumë mbledhje komunitetesh. Tek shkalla, tek pallati, sheshi. Tu lutemi e të bisedojmë me komunitetin. Të kalojmë në komunitet, të përdorim logjikën, të bëjmë debat me qytetarët.

Kalimi ynë në komunitet është i domosdoshëm. Sepse nuk po mbrojmë interesa, nuk është betejë për pushtet por për qytetarët. nuk marrim pushtet pa votën e lirë. ky duhet të ikë dhe ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.
Ky e ka shndërruar vjedhjen në monstruozitet”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×