“Nuk e kuptoj pse gabojmë”, Hysaj: Edhe në Islandë e pësuam njësoj, por duhet të besojnë sepse…

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli pas ndeshjes me Izraelin ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2. Në prononcimin por mikrofonin e “Supersport”, futbollisti  28-vjeçar ndër të tjera u shpreh:

bandicam 2022-06-10 22-59-09-135

“Unë mendova se ishte pozicion jashtë loje. Nuk arritën të rikuperonim topin dhe pësuam golin, ishte aksion shumë i shpejt.  Duhet ta marrim si një mësim. Duhet të besojmë në vete, sepse është një grup që deri në fund duhet të besojmë. Nuk po luanim keq, tifozët na dhanë një dorë. Po mundohemi, por gjithmonë gabojmë dhe pësojmë gola.

Edhe në Islandë e pësuam njësoj, duhet të jemi më të përqendruar, nuk e kuptoj edhe unë pse gabojmë. E dinim që Izraeli është skuadër që luan me kundërsulm, por na gjetën në një moment të hapur dhe lamë shumë hapësira”, u shpreh Hysaj.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×