Si të Përgatisni Trajtimin për Një Lëkurë të Bukur

Kastraveci ofron shumë përfitime për organizmin në përgjithësi dhe lëkurën në veçanti.

Këto përfitime merren duke e ngrënë këtë perime, shtrydhur ose aplikuar direkt në lëkurë.

Më poshtë, në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 6 përfitime thelbësore të kastravecit për lëkurën.

96 përqind e kastravecit përbëhet nga uji dhe kjo nënkupton që falë tij, lëkura është më e hidratuar.

Kastravei është shumë i pasur me magnez dhe kalium.

Ai  rekomandohet të përdoret edhe në rastet e temperaturës së lartë.

Kastraveci është një perime e mirë për pastrimin e trupit nga toksinat dhe për rënien nga pesha.

Kastraveci rekomandohet të aplikohet edhe në zonën e syve kundër rrathëve të zinj dhe në të gjithë fytyrën sepse është i pasur me biotinë dhe vitaminat A, B1 dhe C.

Kastraveci përmirëson shëndetin e zemrës, trurit dhe diabetikëve.

Ekspertët rekomandojnë që të qëroni kastravecin dhe ta përzieni në mikser me pak ujë.

Më pas, masën e qullët kullojeni në një napë të pastër.

Lëngun futeni në një shishe të vogël spërkatëse dhe ruajeni në frigorifer.

Këtë tonik mund ta përzieni edhe me lëng limoni dhe ta lyeni fytyrën me të.

Ju mund të përzieni në mikser kastravecin me tërshërë pluhur dhe mjaltë.

Lajeni fytyrën dhe më pas aplikoni një shtresë të trashë të maskës.

Mbajeni për 15 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Ndërkohë që mbani maskën, mund të vendosni dy feta kastraveci mbi sy për një trajtim fantastik për lëkurën.

Kastraveci jo vetëm që do të freskojë lëkurën por edhe do të largojë rrathët e zinj të syve, do të zbardhë lëkurën dhe do t’i japë asaj nur e shkëlqim rinor./AgroWeb.org

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×