Skandali me kompanitë e inceneratorëve/ “Çobani me rrogë 300 euro në Greqi, rezulton milioner këtu”, Meta: Babëzia e shekullit!

987c0817 2585 403c Ab9d 82680506b427

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku u ndal te skandali me inceneratorët, ku disa kompani fiktive bënin evazion fiskal.

Kreu i shtetit i cilësoi këto prova që u publikuan nga LSI, si babëzia e shekullit.

“Ndërsa lajmet e fundit që dolën edhe dje, ku përveç pensionistëve që janë në azile, që figurojnë në mënyrë të paditur, me veprime të cilat kapërcejnë mbi 30 milionë euro. Çobanit që është në Greqi me rrogë 300 euro, figuron gjithashtu me veprime të pakryera nga ai me miliona euro këtu. Dhe së fundmi për fat të keq, për të kuptuar dramaticitetin dhe imoralitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie që është babëzia e shekullit dje u zbuluan faktet edhe për një qytetare të ndjerë, e cila është ndarë nga kjo botë të paktën para 5 vitesh, por në emrin e të cilës gjatë këtyre viteve janë kryer transaksione prej 5-6 milionë eurosh.
Me firmën e saj gjatë këtyre viteve janë kryer transaksione 5-6 mln euro.

Kjo është ulëritëse, tronditëse. Me një qeveri që deklaron se: s’kemi ça t’i bëjmë ne zjarrit se s’kemi helikopter. Zjarr që kërcënon pyjet më të bukura që kemi, apo dhe Llogara, apo dhe ishullit të vetëm që kemi. Sot shohim një situatë të rëndë korrupsioni, flagrante, shohim se në këtë kohë krize, ku qytetarët janë të rrezikuar që nga mbrojtja e shëndetit, shohim se askush nuk mban përgjegjësi. Çfarë është kjo QKB që pranon të bëjë veprime të tilla. Çfarë janë këto noterë që bëjnë këto veprime. Kush mban përgjegjësi për këto skandale që vetëm thellohen. Si mund të vazhdohet afera e inceneratorëve, kur dihet që paratë shkojnë për llogari të krimit. Para të qytetarëve. është situatë dramatike dhe ftoj Kuvendin të merret me këtë çështje sepse ende nuk ka filluar edhe maja e ajsbergut me aferën e inceneratorëve…Po shkelet në mënyrë të ndërgjegjshme Kushtetuta dhe po nxirren jashtë artistë, specialistë, shoqëria civile sikundër e keni parë edhe ju sot”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×