“Ata kryejnë krime dhe mbushin burgjet”/ Më shumë se 4,000 shqiptarë hynë në Britani me gomone këtë vit, DailyMail zbulon taktikat e reja të bandave

Etjyjk

Media britanike DailyMail vijon t’i bëjë jehonë çështjes së emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që kalojnë kanalin e “La Manshit” me gomone dhe tentojnë të qëndrojnë në ishull duke shfrytëzuar ligjin për azilkërkuesit e trafikuar.

Pasi publikoi të dhëna të inteligjencës, ku nënvizohej se 40% e emigrantëve azilkërkues gjatë muajve të fundit kishin qenë nga Shqipëria, DailyMail ka zbuluar sot se më shumë se 4,000 shqiptarë kanë arritur në Britani përmes Kanalit përgjatë këtij viti.

Ministrat kanë frikë se rritja e numrit të azilkërkuesve do të shtyjë numrin e këtij viti të mbërritjeve të anijeve të vogla përtej rekordit prej 28,500 që u arrit në 2021.

Përshkallëzimi i paprecedentë i të ardhurve shqiptarë është për shkak të taktikave të reja nga bandat e trafikimit të njerëzve në Ballkan dhe dobësive në ligjet e ‘skllavërisë moderne’ të Britanisë, thanë burime për median angleze.

Sapo mbërrijnë në Britaninë e Madhe, shqiptarët pohojnë se janë trafikuar ose shfrytëzuar, duke e bërë më të vështirë largimin e tyre.

“Këtë vit kemi pasur 4000 njerëz nga Shqipëria që kanë ardhur tashmë. Po e shohim këtë rritje nga Shqipëria, sepse ata paguajnë më shumë dhe u garantohet kalimi nga kontrabandistët, ashtu siç nuk e kanë të tjerët. Njerëzit që vijnë në MB shpesh përpiqen të pengojnë largimin duke bërë një pretendim sipas ligjeve moderne të skllavërisë”, tha një burim i afërt me Sekretaren e Brendshme Priti Patel.

Ndërkohë, dy ditë më parë u publikuan shifrat duke sqaruar se 20,000 migrantë kanë arritur në tokën britanike këtë vit përmes kalimit me gomone, një shifër historike dhe shqetësuese që nuk u arrit vitin e kaluar deri në fillim të nëntorit.

“Kjo do të thotë se shqiptarët kanë përbërë një në pesë nga ata që kalojnë Kanalin që nga fillimi i janarit”, nënvizohet më tej në artikull.

Në një periudhë 6 javore në qershor dhe korrik, 1,075 shqiptarë mbërritën me varka të vogla, pothuajse një në katër nga totali i kësaj periudhe.

“Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurve shqiptarë përfundojnë duke kryer krime, në një lloj “dere rrotulluese” në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi burimi nga Ministria e Brendshme britanike.

Një marrëveshje me Shqipërinë, e nënshkruar nga Patel në korrik 2021, ka çuar në një rritje të numrit të kriminelëve të dërguar në shtëpi, me Ministrinë e Brendshme që aktualisht ka një fluturim largimi për në Tiranë pothuajse çdo javë.

Por fluksi nëpër Kanal tejkalon shumë numrat që largohen. Agjencia Kombëtare e Krimit po punon me policinë lokale në Shqipëri për të parandaluar njerëzit që shkojnë drejt Britanisë dhe po godet bandat e kontrabandës.

“Ata kryejnë krime dhe mbushin burgjet”/ Më shumë se 4,000 shqiptarë hynë në Britani me gomone këtë vit, DailyMail zbulon taktikat e reja të bandave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook