Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport” në numrin e djeshëm të gazetës, sot Vllaznia ka konfirmuar marrëveshjen me mesfushorin shkatërrues që vjen nga Prishtina, Lorik Boshnjaku.
Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin shkodran dhe është prezantuar nga vetë presidenti Alban Xhaferi.
Boshnjaku është një njohje e vjetër e trajnerit Mirel Josa, pasi ky i fundit e ka drejtuar kur ka qenë te Prishtina.
Boshnjaku plotëson vendin e lënë bosh pas largimit të Ardit Krymit.
Arena e Lajmit
Loading…