Çizme apo atlete? Bella Hadid nuk ka nevojë të zgjedhë

bella

Pse duhet të zgjedh? Me siguri këtë i tha vetes Bella Hadid teksa vendoste se cilat këpucë do të vishte për festën e Fendi-t në Manhattan, pasi kishte shëtitur koleksionin Pranverë/Verë 2023 të shtëpisë së modës, gjatë një spektakli homazhi me rastin e 25-vjetorit e Baguette, të organizuar ditën e parë të Javës së Modës në Nju Jork. 

Atlete apo çizme? Kjo është dilema të cilën, supermodelja e zgjidhi duke veshur një këpucë “hibride” Ancuța Sarca. Këpucët që kishte veshur Bella Hadid ishin një kombinim i dy shumë të largëta nga njëri-tjetri.

Pra, ja ku është ajo, së bashku me partnerin e saj Marc Kalman, në një pamje që i ngjan stilit Y2K.

Bella ishte e veshur e tëra me të zeza;  me xhaketë lëkure të zezë dhe minifund I AM GIA, syze me skelet portokalli, çantë Fendi të zezë. Për të kompletuar – si dhe për ta bërë veshjen edhe më personale – janë çizmet Ancuța Sarca, nga koleksioni Vjeshtë/Dimër 2022.

Pjesa e sipërme është ajo e një atleteje Nike, ngjyrë blu dhe e zezë, me logon ikonë të markës sportive në ngjyrë të bardhë, ndërsa pjesa tjetër, nga maja deri tek këmba, janë të gjitha elemente të një çizmeje me takë. Një kombinim i pazakontë, sigurisht, por i aftë për të pushtuar të famshmit me një trend të ri.

Në fakt, nuk është vetëm Bella ajo që është pushtuar nga puna e Ancuța -s. Para asaj,  Rihanna (e cila është gjithmonë e para për sa i përket modës) vendosi të vishte një krijim të stilistit me origjinë rumune, por të adoptimit në Londër.

Për Ancuța-n gjithçka nisi gjatë një lëvizjeje ku, mes një kutie dhe tjetrës, duke parë atletet e vjetra dhe të konsumuara në vend që t’i hidhte, mendoi t’i rishpikte duke iu dhënë një jetë të re. Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e paketimit sepse mund të lindte ideja e duhur për të krijuar një markë të kërkuar edhe nga Bella Hadid!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×