Iu dogj bujtina në Theth/ “Jam i gëzuar që s’u dëmtua asnjë”, pronari: Pasuri me djersë balli, ja si ndodhi ngjarja

Theth

Pronari i një bujtine në Theth që u përfshi dje nga flakët ka folur për ngjarjen. Në një prononcim për gazetarin Senad Nikshiqi, Pjetër Luca tha se ngjarja ndodhi për shkak të energjisë elektrike, ndërsa kërkoi ndërhyrjen e shtetit.

Ai shtoi se masa elektrike për shkak të energjisë mund t’i ndodh edhe bizneseve apo banesave të tjera. Mes të tjerash ai u shpreh i lumtur që asnjë turist nuk u dëmtua nga zjarri.

“Jam Pjetër Luca. Bëmë këtë ndërtesë, si gjithë mileti, me djersë të ballit. Jam i gëzuar që ka pasur mbi 60 vetë, turistë, dhe punonjës, dhe kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje. Jam shumë i gëzuar që s’u ka dëmtuar asnjë njeri. Kërkoj shtetit që të vejë dorë në tokë të Thethit. Kanë investuar njerëz, dhe s’ka asnjë ndihmë. Vetëm Zoti në qiell. I kërkoj shtetit që të hapë sytë.”, tha Luca.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×