Shorti i turit të parë të Ligës së Konferencës ka treguar rrugëtimin për skuadrat e Laçit dhe të Partizanit, të cilët kanë mësuar kundërshtarët e tyre për këtë aktivitet që nis në javën e parë të korrikut.
Skuadra e Laçit është vënë përballë malazezëve të Iskra të Malit të Zi në turin e parë të shortit, një rezultat i pëlqyeshëm për kurbinasit duke llogaritur edhe faktin që nuk do të kenë një udhëtim të gjatë për të përshkuar.
Ndërkohë, Partizani do të ketë një të tillë pasi përballet me Saburtalo të Gjeorgjisë, i cili merr pjesë në Europë në tre edicionet e fundit.
Ana pozitive e këtij shorti është që janë evituar përplasjet me skuadrat nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në raste ku skuadrat ishin kundërshtare potenciale.
SHORTI I SKUADRAVE SHQIPTARE
Laçi-Iskra
Saburtalo-Partizani
Buduçnost-Llapi
Liepaja-Gjilani
Inter Turku-Drita
Shkëndija-Ararat Jerevan
Skuadrat e ndara sipas minigrupeve në vazo para shortit:
Arena e Lajmit
VIJON…
Loading…