Malësi e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy efektivë policie, i hodhi benzinë makinës së një 27-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësinë e Madhe, ku një shtetas gjerman ka goditur me thikë dy efektivë të Policisë gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 17:30, një 27-vjeçar ka denoncuar se gjatë udhëtimit me automjetin e tij nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë makinës, pranë një karburanti në afërsi të pikës së kalimit kufitar.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Drejtuesi i tij, një shtetas gjerman 47 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes së policisë për neutralizimin e tij, ka goditur me thikë dy efektivë të Patrullës së Përgjithshme, të identifikuar si inspektorët S. B. dhe I. S.

Dy punonjësit e policisë janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, 47-vjeçari është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×