Bilanci i protestës pas më shumë se 7 orësh/ Rritet numri i të ndaluarve, dhjetëra protestues të shoqëruar

Pas më shumë se 7 orësh protestë me tensione të larta, përplasje fizike dhe ndërhyrje të përsëritura të forcave të rendit, bilanci i të ndaluarve ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Burime bëjnë me dije se deri më tani numri i të shoqëruarve në komisariatet e kryeqytetit ka shkuar në rreth 40 persona.

Protesta e cila nisi përpara godinës së ministrisë u shoqërua me përdorimin e autobotëve të ujit, përplasje trup me trup dhe zvarritje të protestuesve në rrugë, ndërsa situata në disa akse të Tiranës vijon të mbetet nën monitorimin e rreptë të forcave të sigurisë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×