Pse nuk e votuat pr.rezolutën kundër Dick Marty? Berisha: Deklarova votën pro, por…

Sali Berisha1

Pse nuk e votuat pr.rezolutën?

Berisha: Për një arsye pune nuk mund të isha, por deklarova votën pro në foltoren e Parlamentit. Kjo është më e rëndësishmja për pozicionin që unë kam. Ishte e vendosur që ne si deputetë ta votojmë rezolutën dhe këtë e deklarova. Obligime të tjera nuk më lejuan të isha i pranishëm në momentin që u votua. Nuk mund të ishte ndryshe. Unë e kam denoncuar raportin e Dick Marty në 24 shtator 2011.

A nuk duhet të ketë një qasje tjetër politika shqiptare lidhur me këtë çështje?

Ne hymë në Parlament për të votuar rezolutën. Ai hyri në Parlament për të fshehur fajtorët e vërtetë të rezolutës. Ne rezolutën për Kosovën do ta ngremë. E mbajnë aty në sirtar dhe shkelin çdo rregull. Ajo zonja po drejton Parlamentin në mënyrën më të keqe, por ajo aq e ka. Vërbërisht zbaton urdhrat e Ramës. Ajo mund ti thotë atij: “unë jap dorëheqjen si kryetare Parlamenti, por nuk mund të shkelmoj Rregulloren”. Gënjen pas gënjeshtre. Njëherë i thotë Tritan Shehut “po e çojmë në komisionin e jashtëm, çka nuk ka asnjë tagër”. Gënjen prej një muaji.

Jeni gati ti bashkoni dy pr.rezolutat?

Kanë rënë dakord. Është gjetur dakordësia të bashkohet në një. Problemi është që nuk lejon Edi Rama se na zemërohet padroni. Ka qenë edhe Alibeaj i cili njëherë ka kundërshtuar, pastaj radhën tjetër ka rënë dakord.

Pse nuk e votuat pr.rezolutën kundër Dick Marty? Berisha: Deklarova votën pro, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook