
Presidenca duke nisur nga dje është zyrtarisht me “banorë” të rinj. Familja e Presidentit Bajram Begaj, gruaja dhe dy djemtë, hynë në godinë.
Pas fjalimit të tij të parë në drejtim të popullit shqiptar, që do e përfaqësojë në 5 vitet e ardhshme si President i Republikës, Begaj është përshëndetur me paraardhësin e tij Ilir Meta dhe i është drejtuar godinës së Presidencës.
Kujtojmë se Beqaj në orën 19 u betua në Kuvend dhe 30 minuta më pas ish-Kreu i Shtetit Ilir Meta i dorëzoi postin e ri, të cilin do e mbaj në 5 vitet e ardhshme.
Por çfarë nuk u pa gjatë ceremonisë së betimit në Kuvend dhe asaj të kalimit të detyrës, të zhvilluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Nga buzëqeshjet, te përqafimet brenda mazhorancës qeverisëse e deri te “parakalimet” në tapetin e kuq, gjithçka është fiksuar në objektivin e aparatit fotografik të LSA-së.
Arena e Lajmit