Klubit të Milanit do t’i shtohen në arkat edhe 2 milionë euro, pasi kartoni i mbrojtësit brazilian, Leo Duarte, është blerë nga klubi turk i Bashaksheir, pas huazimit 18 mujor.
Falë performancës së tij, Duarte arriti të binte drejtuesit e Bashaksheir, për të blerë kartonin e tij. Një shifër kjo relativisht e kënaqshme dhe më e ulët se sa ishte rënë dakord mes palëve në periudhën e huazimit të futbollistit.
Oferta zyrtare ka mbërritur tashmë në email-in e kuqezinjve dhe shumë shpejt pritet të bëhet publike shitja përfundimtare e mbrojtësit.
Arena e Lajmit

Loading…