Akuzat ndaj Manchester City-t, Federata Angleze: Do të shqyrtojmë me kujdes vendimin e do të marrim masat e nevojshme

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka publikuar një deklaratë në lidhje me hetimin në vazhdim ndaj Manchester Cityt, por pa dhënë shumë detaje konkrete. Në deklaratën e saj, FA thekson se vendimi i Komisionit të Pavarur ka pasoja të rëndësishme për integritetin e futbollit anglez.

“Vendimi i Komisionit të Pavarur ka implikime të rëndësishme për integritetin e futbollit. Ne do ta shqyrtojmë me kujdes vendimin dhe pasojat e tij dhe do të marrim masat e nevojshme, aty ku do të jetë e përshtatshme”, thuhet në komunikatën e Federatës Angleze.

Megjithatë, FA nuk ka dashur të japë komente të tjera, pasi çështja mes Premier League dhe Manchester Cityt është ende në proces. “Duke qenë se procedura mes Premier League dhe Manchester City Football Club është ende në zhvillim, në këtë fazë nuk kemi ndërmend të bëjmë komente të mëtejshme. Megjithatë, do të vazhdojmë t’i ndjekim nga afër zhvillimet”, përfundon deklarata e FA.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×