“Festë fantastike”, ambasadorja Yuri Kim publikon fotot nga koncerti në Tiranë dhe falënderon shqiptarët: Ju jeni më të mirët

Kim1

Ambasadorja Yuri Kim në një reagim në Instagram, pas koncertit të organizuar për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE-në, ka ndarë disa foto nga mbrëmja e djeshme.

“Festë fantastike mbrëmë për të festuar 100 vite të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE, HISTORI! Faleminderit të gjithë performuesve dhe Tiranës, @erionveliaj për një natë të paharrueshme. Faleminderit udhëheqësve ndër vite për ndërtimin e marrëdhënieve tona. Mbi të gjitha, falënderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj që kanë prodhuar këto arritje historike. Ju jeni më të mirët!!”, shkruan Kim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×