‘Elbasani kryeqyteti i drogës’, mediat italiane: Bosi shqiptar i drogës menaxhonte trafikun nga qyteti i lindjes, mbështetej nga…

Carabinieri

Autoritetet italiane kanë goditur një grup trafikantësh të kryesuar nga shqiptarë.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane kreu i organizatës dyshohet se është 41-vjeçari Alfred Leçini. Ai ndodhet në burg ku është i dënuar me 11 vite e 6 muaj dënim.

Mediat e huaja shkruajnë se Leçini menazhonte punët e grupit direkt nga qyteti i tij i lindjes Elbasani që ndryshe është konsideruar si një nga epiqendra e drogës në Shqipëri, ose siç shkruajnë mediat italiane: ” Elbasani, i konsideruar si një nga kryeqytetet shqiptare të drogës”.

Ai u arrestua sapo shkeli në Itali dy vite më parë.

Hetuesit dyshojnë se mbështetja e tij është 55-vjeçar me origjinë nga Maqedonia Hatim Hujesini i cili është arrestuar nga policia italiane. Gjithashtu në pranga ka rënë Nabil Kalchi, një 46-vjeçar maroken dhe bashkëkohësi Marco Cantori.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook