FOTO/ “Më i bukuri”, Çiljeta Xhilaga i bën dedikimin e veçantë djalit të Alban Hoxhës

Çiljeta Xhilaga prej disa vitesh tashmë ka hequr dorë nga muzika dhe po i përkushtohet plotësisht familjes së saj.

Prej kohësh ajo është në një lidhje me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën. Së fundmi, me anë të një postimi në Instagram, Çiljeta ka treguar marrëdhënien e ngushtë që ka me djalin e futbollistit. Ajo së bashku me djalin e saj, Fernandon kanë ndjekur një shfaqje të realizuar në shkollën e djalit të Albanit.

 “Mami e gëzuar, fëmijë të gëzuar. Fëmijë të gëzuar, mami e gëzuar,”-shkruan këngëtarja krahas disa fotove me “djemtë” e saj.

Më tej ajo ka shpërndarë edhe një video, të djalit të futbollistit duke kënduar.

“Suksese dashuri. Më i bukuri,”-ka shkruar Xhilaga.

 Ju kujtojmë që një muaj më parë, ndonëse Çiljeta dhe Albani bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej vitesh, ishte hera e parë që ajo shfaqej krah djalit të partnerit, në rrjetet sociale.

“Me djemtë e mi,”- ka qenë përshkrimi që këngëtarja i ka bërë postimit.

Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ “Më i bukuri”, Çiljeta Xhilaga i bën dedikimin e veçantë djalit të Alban Hoxhës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook