Mallakastër / Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se 8 orësh 48-vjeçari

Një ngjarje që fatmirësisht përfundoi pa pasoja për jetën ka ndodhur në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 48-vjeçar ka rënë aksidentalisht në një humnerë të thellë dhe ka mbetur i bllokuar për orë të tëra. Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndërmorën një operacion kompleks për shpëtimin dhe nxjerrjen e tij.

Shtetasi me iniciale F. S., 48 vjeç, po tentonte të rregullonte një tub vaditës uji kur ka humbur ekuilibrin dhe ka përfunduar në fund të humnerës. Pasi kanë vërejtur mungesën e tij, familjarët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Efektivët e Policisë dhe shërbimet e Zjarrfikëses kanë organizuar ndërhyrjen e shpejtë për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij. Pas një operacioni të përbashkët dhe përpjekjeve në terren të vështirë që zgjatën për më shumë se 8 orë, u bë e mundur nxjerrja e 48-vjeçarit nga humnera.

Si pasojë e rënies, shtetasi F. S. ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×