
Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, mbi fshatin Kaninë.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt terrenit për ndërhyrje, ndërsa vështirësia kryesore mbetet terreni i thepisur malor. Era e fortë që po fryn në këto momente favorizon përhapjen e flakëve.
Në këtë zonë ka kryesisht shkurre, por në mal ndodhen edhe disa stane me bagëti, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e zjarrit.
and then