
Kontrollet e befasishme të Policisë janë intensifikuar në Tiranë dhe në disa zona të Krujës, në kuadër të operacioneve për parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, kanë ushtruar kontrolle në akset kryesore dhe në zona të ndryshme, përfshirë Fushë-Krujën, Bubqin dhe Niklën.
Fokusi i kontrolleve ka qenë evidentimi i armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, personave në kërkim, si dhe mjeteve luksoze, të blinduara apo me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin.
Bilanci i kontrolleve:
* 87 automjete janë kontrolluar dhe verifikuar;
* 118 shtetas janë verifikuar;
* 34 mjete janë konstatuar me xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor dhe ndaj drejtuesve janë vendosur masa administrative;
* 12 automjete dhe 16 shtetas janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme;
* 2 persona janë arrestuar në flagrancë.
Njëri prej të arrestuarve u kap pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Në një tjetër rast, policia sekuestroi një armë të ftohtë, konkretisht një shufër metalike, ndërsa personi që e mbante u arrestua.
Gjatë kontrolleve u evidentua gjithashtu një shtetas që kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Policia sekuestroi edhe automjetin luksoz që ai përdorte.
Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në Tiranë dhe zonat përreth, me fokus goditjen e çdo shkeljeje të ligjit dhe garantimin e rendit e sigurisë publike.
and then