Shpërthimi me eksploziv i makinës në Elbasan/ Arrestohet një tjetër autor i dyshuar, pas hekurave dhe i riu që transportoi lëndën plasëse

Policia ka zhvilluar dy arrestime të tjera në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, i cili synon zbardhjen e plotë të shpërthimit me lëndë plasëse të një automjeti në pronësi të shtetases A. D., ngjarje e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori”, në Elbasan.

Në pranga kanë rënë O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç, të dy banues në Durrës. Ata u lokalizuan dhe u kapën në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Sipas hetimeve, 24-vjeçari O. T. dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin B. H., i ndaluar më herët, për vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin e shtetases A. D.

Ndërsa 29-vjeçari S. P. dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e përdorur për kryerjen e shpërthimit. Sipas policisë, automjeti ishte siguruar nga E. T., i cili ishte ndaluar menjëherë pas ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së personave të dyshuar dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×