
Pa legjendën dhe kapitenin ikonë, Leo Messi, Argjentina e nis me humbje epokën e re, me ekipin e Scaloni-t që bie në testin miqësorë përballë Uruguait. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Uruguai kaloi në avantazh në minutën e 48-të falë një autogoli. Uruguai nuk u mjaftua me kaq, por në të njëjtën formë, nga goditja e këndit, 5 minuta më vonë dyfishoi shifrat me Araujo-n.
Argjentina u përpoq të rikthehej në lojë, me Julian Alvarez që ngushtoi shifrat në 1 me 2 në minutën e 78-të, por vetëm kaq, pa mundur të shmangnin këtë humbje.
Pa Messin, por me Scalonin deri në 2030, Argjentina nis me humbje këtë cikël të ri.
and then