
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “Poligoni”, mbi repartin ushtarak në Gërhot, duke përfshirë një park bletësh dhe duke rrezikuar kosheret dhe objektet ndihmëse.
Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër, njoftimi për zjarrin është marrë rreth orës 12:50. Me mbërritjen në vendngjarje, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin përfshirë të gjithë sipërfaqen e parkut të rrethuar me rrjetë teli, si dhe ishin përhapur edhe jashtë tij.
Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë me dy grupe efektivësh, duke bërë të mundur izolimin e flakëve, mbrojtjen e koshereve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Si pasojë e flakëve u dogj një kasolle që shërbente për ruajtjen e materialeve të bletarisë, ndërsa të gjitha kosheret e bletëve u shpëtuan dhe nuk pësuan dëmtime.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia gjatë përdorimit të tymit për kontrollin e bletëve, ndërsa organet ligjzbatuese po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
and then