FOTOT/ Tentoi të shmangë gurët e rënë në rrugë, përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas

C6441416 E73b 435d Bdc9 56c880e87fa3

Një automjet i tonazhit të rëndë që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas gjatë një manovrimi të detyruar për të shmangur përplasjen me gurët që kishin rënë në trasenë e rrugës, është batuar dhe më pas përmbysur.

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në një kthesë në dalje të Hotolishtit.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa qarkullimi është bllokuar përkohësisht. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për rikthimin e normalitetit të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×