
Shqipëria ka ende punë për të bërë për të siguruar një pozicion në vazon e tretë të shortit të kualifikueseve të EURO 2028. Sipas përllogaritjeve të “Football Meets Data”, kuqezinjtë kanë 65.6% shanse për të qenë në këtë vazo, ndërsa 34.4% janë mundësitë për të përfunduar në vazon e katërt.
Në këtë situatë, sfida ndaj Bjellorusisë merr një rëndësi të veçantë. Përveç objektivit për të marrë një rezultat pozitiv, Shqipëria synon të përmirësojë pozicionin e saj në renditjen që përcakton vazot e shortit.
Edhe Bjellorusia ndodhet në një situatë të ngjashme, me 34.4% shanse për vazon e tretë dhe 65.6% për të katërtën.
Për kuqezinjtë, synimi është të shmangin vazon e katërt, pasi pozicionimi në vazon e tretë mund të jetë një avantazh i rëndësishëm në shortin e kualifikueseve të Europianit 2028.
and then