EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë(FOTO)

8787878754

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin –Rrogozhinë.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së dy makinave kokë” më “kokë”, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

BalkanWeb mëson se viktima është punonjës i shërbimit zjarrfikës Peqin, Artor Tufa 49 vjeç.

Ndërkohë dy personat e plagosur janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, me drejtues shtetasin E.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A.T, si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, dhe pasgjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×