Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltion Bistri

Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri.

Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Bistri është deklaruar fajtor për veprën penale të korrupsionit, duke u dënuar me 5 vite burg. Ndërkohë për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, Bistri është dënuar me 7 vite burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 7 vite e 4 muaj burgim. Në GJKKO, Bistri kishte marrë dënimin me 2 vite burgim.

Për të pandehurit e tjerë Apeli ka lënë fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me burg:

Edmond Preka – 7 vite burgim

Astmer Bilali – 5 vite e 8 muaj

Behar Brajoviq – 8 vite e 8 muaj

Xhevahir Lita – 3 vite e 4 muaj.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×