
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh.
Ajo është marrë në pyetje nga hetuesit e posaçëm në lidhje me dosjen ku ajo është e përfshirë së bashku me një sërë figurash të tjera të akuzuara.
Karçanaj po hetohet për skandalin tek AKSHI, ndërsa GJKKO ka caktuar ndaj saj masën ‘Detyrim paraqitje’, ku SPAK po heton dyshime për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Ajo qëndroi për 3 orë e 20 minuta brenda godinës së prokurorisë, ndërsa pas daljes refuzoi të komentonte para mediave.
and then