Kina do lancojë makinën fluturuese: Udhëtimet në ajër mund të nisin në verën e 2027-tës

Kina po i afrohet një epoke të re të transportit, pasi kompania XPeng njofton se makina e saj fluturuese me dy vende mund të nisë përdorimin që në gjysmën e dytë të vitit 2027.

Mjeti, me një çmim rreth 300 mijë dollarë, është projektuar për udhëtime rekreative në zona rurale, si dhe për ndërhyrje të shërbimeve të emergjencës në vende të vështira për t’u arritur.

Pajisja ngrihet në ajër përmes gjashtë helikave elektrike, të ngjashme me ato të dronëve, dhe drejtohet me një levë kontrolli. Ajo ofron gjithashtu mundësinë e fluturimit autonom drejt një destinacioni të programuar.

Sipas drejtuesit të kompanisë, Deli Zhao, mjeti ka përfunduar një dekadë zhvillimi dhe ka marrë miratimin e autoriteteve kineze të aviacionit civil për përdorim të kufizuar.

Makina fluturuese ka një autonomi aktuale prej rreth 30 kilometrash dhe mund të arrijë lartësi deri në një kilometër. Çmimi përfshin edhe një automjet transportues me gjashtë rrota, nga i cili pajisja ajrore shpaloset dhe bëhet gati për fluturim.

Megjithatë, përdorimi i saj fillestar do të jetë i kufizuar në zona të posaçme dhe të miratuara në Kinë, ndërsa nuk bëhet fjalë ende për një mjet që mund të zëvendësojë makinat tradicionale në rrugët publike.

XPeng synon që kjo teknologji të hapë një kapitull të ri në transportin ajror individual, duke e bërë fluturimin më të aksesueshëm për përdoruesit dhe duke zgjeruar mundësitë e ndërhyrjes në emergjenca.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×