Pësoi ishemi celebrale pas arrestimit dhe shkoi me aparatura në gjyq, merret vendimi për mjekun anestezist të Spitalit të Traumës

239d672d 5e31 44f0 A0b3 C7cb162b63db 770x437

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për mjekun Fitim Marku, i cili u arrestua me bujë tre ditë më parë në ambientet e Spitalit të Traumës.

Një agjent i infiltruar, i cili i ishte prezantuar si pacient ndërhyri duke e kapur në flagrancë Markun teksa merrte rryshfet në shifrën e 20 mijë lekëve.

Vendimi duket se është i motivuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që mjeku anestezist ka shfaqur ditën e sotme, ku u raportua se kishte pësuar ishemi cerebrale.

Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se për shkak të ishemisë mjeku ishte i lidhur me aparatura dhe në pamundësi për të dhënë shpjegime para gjykatës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×