Legjionarët/ Gola kuqezi në fundjavë, Shehu shënon sërish dhe feston me shqiponjë, rikthehet te goli Nedim Bajrami

Juljan Shehu dhe Nedim Bajrami kanë qenë protagonistë me skuadrat e tyre, duke gjetur rrugën e rrjetës në kampionatet përkatëse.

Shehu shënoi për të dytën javë radhazi me Widzew Lodz, duke realizuar me kokë në minutën e 35-të të sfidës ndaj Zaglebie, për rezultatin 2-0. Mesfushori kuqezi festoi me simbolin e shqiponjës, në një ditë të veçantë për Shqipërinë, atë të Pavarësisë.

Ndërkohë, Nedim Bajrami u rikthye te goli në kampionatin saudit me fanellën e Al Taawoun. Mesfushori realizoi në minutën e 39-të ndaj Al Ahli, duke përfituar nga një top i kthyer në zonë dhe duke shënuar me kokë. Ky ishte goli i tij i dytë këtë sezon në kampionat, në 10 ndeshje të zhvilluara.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×