Kabayel ndal ëndrrën e Nelson Hysës për titullin WBC, boksieri shqiptar humbet në Duseldorf

Nelson Hysa ka pësuar humbjen e parë në karrierën e tij profesionale, pasi është mposhtur nga Agit Kabayel në duelin për titullin botëror WBC në peshat e rënda.

Boksieri shqiptar u ngjit në ringun e Merkur Spiel-Arena në Düsseldorf me një ëndërr të madhe: të bëhej kampioni i parë shqiptar i botës në boksin profesionist.

Megjithatë, përballë tij ishte një nga emrat më të fortë të kategorisë së rëndë, Agit Kabayel, i cili mbrojti me sukses titullin e tij botëror.

Hysa hyri në këtë përballje me një rekord të jashtëzakonshëm prej 25 fitoresh dhe asnjë humbjeje, 23 prej tyre me nokaut.

Shqiptari kishte fituar 19 përballjet e fundit radhazi para duelit me Kabayel, ndërsa në vitin 2023 kishte fituar titullin WBC CISBB në peshat e rënda.

Kabayel, i cili para kësaj sfide kishte një rekord prej 27 fitoresh dhe asnjë humbjeje, me 19 nokaut, dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një nga boksierët më të mirë të kësaj kategorie.

Hysa largohet nga ring me dhimbjen e humbjes së parë, por me krenarinë e një sportisti që guxoi të sfidonte kampionin e botës.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×