Drejtuesit e Barcelonës dhe agjenti i sulmuesit francez, Osman Dembele, patën një takim për të vendosur mbi të ardhmen e tij nëse do të rinovojë ose jo.
Klubi i ofroi një kontratë të re francezit, por siç bënë me dije “Sport”, agjenti i tij ka refuzuar pasi Dembele nuk ka dëshirë të vazhdojë me katalanasit.
Gjithsesi ai është një nga të preferuarit e Çavi Hernandezit, me spanjollin që kërkon ta mbajë në skuadër. Për këtë arsye, klubi i la 2-3 ditë kohë futbollistit për të menduar dhe një herë mbi të ardhmen.
Çelsi është klubi që pret Dembelenë, me teknikun Tomas Tuhel që kërkon ribashkimin me francezin, të cilit ishin bashkë në Dortmund.
Arena e Lajmit
Loading…