Zyrtare, rinovim i rëndësishëm te Milani

Christian Pulisic do të vazhdojë aventurën e tij me fanellën e Milanit deri më 30 qershor 2031. Klubi kuqezi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin amerikan, i cili firmosi marrëveshjen e re të enjten, më 29 tetor, në ambientet e Casa Milan.

Që prej transferimit të tij te gjigantët italianë në vitin 2023, Pulisic është kthyer në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës. Në total, amerikani ka regjistruar 142 paraqitje me Milanin, duke realizuar 44 gola.

Me këtë rinovim, drejtuesit kuqezi konfirmojnë besimin te Pulisic dhe synojnë të sigurojnë vazhdimësinë e tij në projektin e klubit për sezonet e ardhshme.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×