Tirana është duke menduar për merkaton për të përforcuar skuadrën në vigjilje të ndeshjes së Champions-it ndaj Dudelanzhit për turin e parë, por edhe për edicionin e ri të Kategorisë Superiore.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë janë në ndjekje të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj, por bardheblutë po tentojnë gjithashtu edhe rikthimin në kryeqytet të mbrojtësit, David Domgjoni.
Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka treguar të gjithë bilancin e dy lojtarëve në sezonin që përfundoi.
Ndoj ka mbajtur veshur dy fanella gjatë sezonit të kaluar, atë të Konsencës edhe atë të Breshias, ai vlerësohet me notën 6,45.
Gjithashtu edhe David Domgjoni ka mbajtur veshur dy fanella gjatë sezonit të kaluar, atë të Luzernës në Zvicër, por edhe atë të Termalicës në Poloni, teksa sezoni i tij është vlerësuar me notën 6,74.
STATISTIKAT E EMANUELE NDOJ DHE DAVID DOMGJONI, SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR “SOFA SCORE” –
– Arena e Lajmit
Loading…