Kryevepër e Egnatias, përmbys Shamrock dhe shkruan historinë në Europë, nga milionat te rivali në “play-off”, zbulohen detajet

Që nga koha e Skënderbeut, grupet e Evropës ishin kthyer në një makth për ekipet shqiptare, një mallkim shumë vjeçar që merr fund pasi Egnatia shkruan historinë duke siguruar të paktët prezencën në fazën e grupeve të Conference League, por rrogozhinasit nuk kënaqen më kaq në një kohë kur arritën të siguronin një biletë për në fazën “play-off” të Europa League.

Ekipi i Nivel Dedes dhuroi një paraqitje fantastike përballë Shamrock Rovers duke përmbysur humbjen 3-1 në Irlandë. Në shtëpinë e tyre vunë në jetë një kryevepër të vërtetë duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1. Adejesa dhe Albanese realizuan nga një “dopietë” për kokë, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti dhe Gruda.

Në fazën “play-off” të Europa League, Egnatia do të përballet me norvegjezët e Lillestrøm. Falë këtij suksesi, Egnatia mbush arkën e klubit pasi siguron minimalisht 3,17 milionë euro.

Kjo është pa diskutim një arritje shumë e madhe për një klub si Egnatia që pasi dominoi totalisht futbollin shqiptar në 3 vitet e fundit tani arrin të sigurojë edhe një biletë për në fazën e grupeve në kompeticionet Evropiane.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×