
Ajo po punon shumë në palestër për të ruajtur fizikun e saj të jashtëzakonshëm.
Rita Ora u shfaq në rrugët e Londrës të shtunën në mëngjes. 31 vjeçarja, kishte veshur një komplet sportive me setreçe dhe një bluzë të shkurtër rozë ku i dilte në pah barku i tonifikuar, teksa ushtrohej në rrugë në rrugë pasi kishte djersitur gjatë stërvitjes.
Ylli e kompletoi look-un e saj me çorape të bardha, atlete, syze të errëta,pa grim dhe me flokë të kapura me kapëse.
Kjo vjen pasi Rita foli për dashurinë e saj për bashkëshortin Taika Waititi në një intervistë të rrallë pasi u martua fshehurazi në fillim të kësaj vere.
Këngëtarja këmbëngul se ka rënë kokë e këmbë në dashuri me regjisorin, dhe ka lënë të kuptohet se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.
Ylli i popit Rita – e cila nuk e ka konfirmuar kurrë në mënyrë eksplicite martesën, edhe pse miqtë e saj të ngushtë e kanë konfirmuar – tha më parë se ajo mori frymëzim nga nëna e saj Vera dhe babai i saj Besniku – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e fortë më shumë se 30-vjeçare.