“Kemi mjaft probleme në turizëm, nuk na duhej kjo”, deputeti i PD nga Prestige Resort: Rama si etërit e tij, të shpall armik nëse nuk bën atë që ai do

Capture

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, në një lidhje live nga Prestige Resort, e ka quajtur aksionin e IKMT të tre ditëve të fundit, sulm ndaj Focus Media Group, i cili nuk i ka shërbyer qëllimeve të kryeministrit Edi Rama.

Ai u shpreh se ashtu si etërit e tij, Rama shpall armik këdo që nuk bën atë që ai do.

“Kam parë të shkatërrohet një resort që ka një emër, klas, standart në Shqipëri. Nuk është thjeshtë qëllimi të godasë një biznes, por një mesazh për mediat, bizneset dhe popullit. Kush nuk i shërben atij shpallet armik si në kohën e etërve të tij. Të falimentoj nëse nuk bën atë që duan unë. Mesazhi që jep është i dhimbshëm.

Duhet të marrësh rrugën e largohesh, të bësh atë që po bëjnë mijëra shqiptarë.
Është një sulm ndaj grupit të medias suaj, sepse dihet që prej disa kohësh nuk i shërbejnë qëllimit të Ramës, mesazhi është ose me mua ose armiku im.

Ka cënuar imazhin turistik të Shqipërisë, aktit i është bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, kemi mjaft problem në turizëm nuk na duhej edhe kjo.

Duhet të bëhej zhurmë për të dhënë mesazhin që Rama do”, tha ai.

 

Arena e Lajmit

“Kemi mjaft probleme në turizëm, nuk na duhej kjo”, deputeti i PD nga Prestige Resort: Rama si etërit e tij, të shpall armik nëse nuk bën atë që ai do

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook