Ish-kapiteni legjendar i Interit, Havier Zanetti ka folur në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit në të cilin argjentinasi i është përgjigjur disa pyetjeve.
Zëvendës presidenti i zikaltërve ka folur edhe për rivalin e tij te Milani, Paolo Maldini, për të cilin ka theksuar se gjithmonë e ka admiruar. Zaneti ka zgjedhur gjithashtu Roberto Baxhon si kundërshtarin më të madh me të cilin është përballur.
“Maldinin e kam admiruar gjithmonë, kemi një raport fantastik brenda dhe jashtë fushës. Është një person real shumë i respektueshëm. Kemi luajtur shumë derbi si kundërshtar, dhe ai i mbronte fanellën dhe historinë e klubit ashtu si bëja edhe unë.
Baxho është kundërshtari më i madh me të cilin jam përballur, më vinë në mendje shumë emra, por i tij është i pari. Dhe me të kam një raport shumë miqësor.
Më pas mendoj për Zidan, Rajan Gigs dhe Lionel Mesin të cilin e kam përballur edhe në Champions në një ndeshje të madhe. Pavarësisht gjithçkaje që japin në fushë, janë persona të mëdhenj.”, u shpreh Zaneti.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…