Mesfushori i Mançester Sitit, Bernardo Silva, ka vendosur të lërë “Qytetarët” në merkaton e verës për t’iu bashkuar Barcelonës. Mesfushori portugez ka një kontratë me Sitin deri në vitin 2025, por ai mund të largohet shumë më shpejt nga kampionët e Anglisë.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Bernardo Silva dëshiron të luajë për Barcelonën. Por problemi qëndron te Siti, që nuk ka ndër mend të lejojë largimin e lojtarit të vet pa arkëtuar miliona të shumtë.
“Qytetarët” nuk bëjnë shaka, teksa e njëjta gazetë ka saktësuar se Siti mund ta shesë lojtarin vetëm për një ofertë 100-milionëshe. Kjo është një shumë e papërballueshme për Barcelonën, që dëshiron të nisë bisedimet me 40 milionë euro.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…