
FIER
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnjë.
Një mjet bujqesor është përplasur me një motor në Bishqethëm në autostradën Lushnje Fier dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit 60 vjecari, Qemal Shala. Gazetari Ervis Kuci sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes mes dy mjeteve që rezultoi fatale për njërin prej shoferëve.
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, motomjeti me drejtues shtetasin Q. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Kaskadë, Lushnjë, është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor me drejtues shtetasin J. P.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.